Pushimet plot komplekse nuk janë as argëtuese dhe as komode, sidomos në një udhëtim jashtë vendit.
Njohja e një kulture të re, kontakti me njerëz që jetojnë ndryshe nga ne mund të “zgjojnë” libidon, duke rezultuar në flirte dhe lidhje dashurie jetëshkurtra, por jashtëzakonisht freskuese.
Në një sondazh të kryer në emër të kompanisë së sigurimeve Loveit Coverit, pjesëmarrësve iu kërkua të vlerësonin këto flirte dhe “kontakte” seksuale që kishin në vendet e huaja. Vendi që ishte në krye të renditjes, si ai që la kujtimet më të mira erotike për vizitorët e saj, ishte Skocia.
Derek Simpson, 41 vjeç, nga Edinburgu, tha për The Sun se nuk ishte aspak i befasuar nga epërsia e vendit të tij. “Skocezët dinë të kenë sharm dhe të lënë përshtypje më të mirë” raportohet në mënyrë karakteristike në gazetën britanike. Në vendin e dytë të listës së vendeve me të dashuruarit më të mirë (burra dhe gra) sipas mendimit të turistëve është natyrisht Italia, dhe në vendin e tretë është Franca tejet erotike.
Top dhjetëshen e plotësojnë Anglia, Spanja, SHBA, Portugalia, Irlanda, Suedia dhe Uellsi.
Për zëdhënësen e Loveit Coverit, Toby Stampington, një romancë mund të jetë po aq e rëndësishme për përvojën e përgjithshme të pushimeve në një vend të huaj sa edhe ushqimi dhe kultura e tij. “Ka shumë gjëra që njeriu mund të shijojë gjatë pushimeve, nga kultura te ushqimi dhe përvojat e reja ose, në këtë rast, njerëz të rinj”./abcnews.al