Sopranoja Marina Kurti dhe pianistja Ardita Bufaj bashkuan energjitë në një koncert me muzikë dhome në skenën e re të liceut artistik “Tonin Harapi”. Artistët sollën romancat e kompozitorëve shqiptare ndërthurur me kompozitorë të huaj
Muzika shqiptare zuri peshën kryesore në koncertin me muzikë dhome. Sopranoja Marina Kurti dhe pianistja Ardita Bufaj e përqendruan koncertin tek romancat shqiptare, të cilat nuk interpretohen shpesh në skenat tona. Gjithçka nis me “Tonin Harapin”.
Sopranoja e re, e cila ka jetësuar disa role kryesore në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe prej 2 vitesh ndan jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, thotë se muzika shqiptare i jep një ndjesi të veçantë në interpretim.
Megjithëse skena e re ju duket mjaft komode pianistja parashtron një problem me pianon. Ndërkohë që ëndrra e sopranos Marina Kurti është të qenit pjesë e një skene evropiane.
Në mbyllje të koncertit sopranoja solli edhe dy arie të muzikës botërore, të cilat u mirëpriten nga spektatori./ABC News Albania 24/7