Roma përballë “Aspirinave”, Gjimshiti gjen Marseille, mësoni gjysmëfinalet e Europa League

schedule11:16 - 19 Prill, 2024

schedule 11:16 - 19 Prill, 2024

Këtë të enjte u përcaktuan katër skuadrat gjysmëfinaliste të Europa League, me skuadrat e Roma, Atalanta, Bayer Leverkusen dhe Marseille  që kaluan në raundin e parafundit të Europa League, me “Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi, që arrijnë për të dytin radhazi diçka të tillë, si dhe për të 3-in vit radhazi, një gjysmëfinale evropiane.

Kështu, “Ujkonjat” e Roma eliminuan “Djajtë” e Milan, teksa fituan me rezultatin e përgjithshëm 3-1 pas dy ndeshjeve të fazës çerekfinale, ndërsa në gjysmëfinale Roma do të përballen me gjermanët e Bayer Leverkusen, të cilët eliminuan West Ham-in, ndaj të cilit fituan me rezultatin e përgjithshëm 1-3, teksa me barazimin e së enjtes arriti të marrë edhe “kurorën” e një tjetër rekordi, teksa regjistroi sfidën e 44-t radhazi pa humbje. Diçka e tillë nuk është arritur kurrë më parë.

Në krahun tjetër, Atalanta, e cila eliminoi “gjigantët” anglezë të Liverpool, me rezultatin e përgjithshëm 3-1, pas asaj fitoreje të madhe, në “Anfield Road”, tashmë do të përballen në gjysmëfinale me “Të Kaltërit” e Olympiaque Marseille, me francezët që triumfuan pas penalltive me rezultatin e përgjithshëm 3-2 dhe eliminuan “Shqiponjat” e Benfica nga ky kompeticion.

Tashmë e vetmja gjë çka nga mbetet është të presim mbrëmjen e datës 2 maj, aty ku do të zhvillohen edhe ndeshjet e para, të kësaj faze, me “Bergamaskët” e Atalanta, që fillimisht do të udhëtojnë drejt “Stade Velodrome” e një javë më pas do të presin francezët, në Itali, ndërsa “Verdhekuqtë” e Daniele De Rossi do të zhvillojnë përballjen e parë, në “Stadio Olimpico”, ku do të kërkojnë të arrijnë një rezultat të madh, përballë “Aspirinave”.

Çiftet gjysmëfinaliste të Europa League:

Roma-Bayer Leverkusen

Atalanta-Marseille

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!