“Roma nuk u bë për një ditë”, Klodian Duro rikthehet në pankinë me premtime të mëdha

schedule18:10 - 26 Qershor, 2022

schedule 18:10 - 26 Qershor, 2022

Pas eksperiencave me Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Feronikelin në Kosovë, Klodian Duro do të drejtojë skuadrën e Lushnjës, me objektivin për ta rikthyer në elitën e futbollit shqiptar.

“Sezoni i ri, sfidë e re, ekip i ri, objektiva të rinj: KF Lushnja. Faleminderit kryetares se Bashkise Eriselda Sefa dhe Taulanta Balla qe me besuan drejtimin e vazhdimit te ketij projekti per krijimin e nje klubi profesionist dhe per te rikthyer Lushnjen atje ku i takon, ne Superiore.

Ftoj te gjithe bizneset, tifozet, qytetaret dhe çunat e Lushnjes t’i bashkohen e te mbeshtesin kete projekt ambicioz qe fillon nga ekipet zinzhir te femijeve te Akademise e deri tek ekipi A. Roma nuk u ndertua per nje dite, por me shume pune dita dites.

Dhe ne te bashkuar dhe me shume pune do ia dalim ta rikthejme Lushnjen ne Superiore, per te miren e te gjithe femijeve, qytetareve dhe tifozave lushnjare. Nga neser vetem pune. Bashke ia dalim. Forca Lushnja”, shkruan Duro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!