Nga e hëna, anija e Marinës italiane , Libra do të kthehet në stacionin e saj 20 milje nga Lampedusa për të patrulluar ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në Mesdhe, te cilet do te kryejne kontrollin e parë në bord dhe me pas ata qe konsiderohen te pershtatshem sipas ligjit italiane do te nisen drejte qendrave te pritjes ne shqiperi.
Gazeta italiane Corrriere della sera thote se emigerantet qe do te dergohen javen e ardhshme drejt shqiperise, sipas marreveshjes dypaleshe, do te jene vetëm burra të rritur dhe qe vijne nga vende te kosnideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.
Dergimi i emigranteve nga brigjet italiane drejt shqiperise do te vazhdoje 17 dite pas e njejta anije solli ne shengjin 16 refugjate, te cilet dy dite me pas u kthyen drejt italise pas nje vendimi te gjykates se romes qe thoshte se Egjipti dhe Bangladeshi, vendet e origjines se tyre jane te pasigurta.
Corrriere della sera shkruan se pas përplasjese me gjyqësorin, debateve politike dhe polemikat mbi kostot e operacionit, qeveria italiane po përpiqet sërish, per te zbatuar marrevshjen dhe per te rinisur operacionin e dergimit te emigranteve. Më 21 tetor ajo miratoi një dekret ligjor per përmirësimin e listës së saj të “vendeve të sigurta”,
Në realitet, edhe kjo mase mund të mos mjaftojë të vazhdohet pa pengesa dhe polemika të tjera. Të martën e kaluar mbërriti dokumenti i parë zyrtar që vë në dyshim legjitimitetin e kësaj mase: Gjykata e Bolonjës, duke shqyrtuar një ankesë të paraqitur nga një tridhjetë vjeçar nga Bangladeshi, të cilit i ishte refuzuar azili, i kërkoi Gjykatës së Drejtësisë së BE-së të vendosë nëse ai dekret duhet të mos zbatohet, duke qenë se kriteret e përdorura nga qeveria për të përcaktuar një vend si “të sigurt” janë në kundërshtim me të drejtën evropiane. Kjo për të parandaluar rrezikun e një shqyrtimi të përafërt dhe standardizuar që mund të çojë në një rritje të përgjithshme të deportimeve në shkelje të parimit të moskthimit, parim ky thelbësor i së drejtës ndërkombëtare.
Corriere della sera shkruan se nderkohe qendra e pritjes se refugjateve ne shengjin dhe kampi I ngritur ne gjader prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar nga gati 300 punonjes: përkthyes, pastrues, staf mjekësor dhe infermieror dhe oficerë policie, polici financiare dhe karabinierë. Sipas gazettes italiane, një tjetër shenjë se qeveria meloni është e vendosur të ecë përpara është njoftimi që u shfaq dje në faqen e Ministrisë së Drejtësisë ne Itali, për kontratën e pastrimit te kampit ne Gjadër që i është caktuar një kompanie nga Tirana, me nje fond 48 mijë euro për 6 muaj./abcnews.al