Roma në tratativa për një tjetër shqiptar, në ankand hyn edhe Benfica

schedule08:37 - 20 Mars, 2021

schedule 08:37 - 20 Mars, 2021

Një tjetër talent me origjinë shqiptare është nën shënjestrën e klubeve të mëdha nga Europa. Donart Lubishtani, i lindur në Suedi dhe me origjinë dardane në verë la Malmon dhe u transferua në skuadrat e të rinjve të Chievos në Itali.

Pas vetëm 6 muajsh përtej Adriatikut mbrojtësi ka arritur të bëjë përshtypje me paraqitjet e tij dhe të ngjallë interes nga klube më të mëdha. Gazetari Nicolo Schira dhe mediet suedeze zbulojnë se Lubishtani kërkohet nga Roma dhe Benfica.

 

Klubi nga kryeqyteti italian në verë bleu një tjetër mbrojtës, Marash Kumbullën, që ishte shqiptari i parë në historinë e Romës. Lubishtani mund të jetë i dyti, por Romës do i duhet të mposhtë konkurrencën e “Shqiponjave” si fillim.

 

Interesin e klubeve të tjerë, megjithëse nuk ka përmendur emra specifikë, e ka zbuluar edhe vetë agjenti i talentit dardan, Christian Shamoun. “Nuk mund të përmend emrat e klubeve, por është e vërtetë. Paraqitjet e mira të Lubishtanit kanë ngjallur interesin e disa klubeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!