Një tjetër lojtarë i skuadrës së Romës është infektuar me Covid-19, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi në Twitter, ku tregohet se lojtari ka rezultuar pozitiv dhe Roma ka njoftuar se ai nuk do të jetë prezent në ndeshjen e sotme kundër Juventusit, teksa është izoluar menjëherë.
“Roma njofton se pas kryerjes së tamponëve molekularë, një futbollist, që ka bërë ciklin e vaksinave, ka rezultuar pozitiv me covid 19. Janë informuar autoritetet shëndetësore dhe lojtari, që gëzon gjendje të mirë ka filluar izolimin”, shkruhet në njoftimin e klubit verdhekuq.
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 9, 2022
/f.a/abcnews.al