Pas “përjashtimit” të Karsdrop nga Roma, “kryeqytetasit” janë në kërkim të një mbrojtësi të ri për krahun e djathtë dhe tekniku Jose Mourinho e ka bërë “zgjedhjen” e tij.
Bëhet fjalë pikërisht, për mbrojtësin e djathë të Real Madrid-it, të huazuar tek Fiorentina, Alvaro Odriozolën.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, klubi “verdhekuq” ka nisur tashmë kontaktet me “galaktikët”, me lojtarin që mund të arrijë me formulën e huazimit. /i.m /abcnews.al