Roma kërkon mbrojtës, Mourinho hedh sytë nga ish-skuadra

schedule21:36 - 25 Dhjetor, 2023

schedule 21:36 - 25 Dhjetor, 2023

Roma vuan në këtë sezon dëmtimet e shumë lojtarëve, teksa një nga repartet që ka pasur më shumë probleme është ai i mbrojtjes. Smalling nuk dihet kur rikthehet ndërsa Kumbulla mungoi për shumë ndeshje dhe ende kërkon kohë për të ardhur në 100%.

Ndaj, trajneri Jose Mourinho nga merkato e janarit kërkon të paktën një mbrojtës, me portugezin që i ka komunikuar drejtorit Pinto edhe emrin që preferon ta ketë nën urdhrat e tij, teksa bëhet fjalë për Trevoh Chalobah të Chelseat.

Anglezi në këtë sezon është totalisht jashtë planeve të Mauricio Pochettino dhe mund të jetë i hapur për një kalim në kryeqytetin italian. Sipas tabloidëve anglezë tashmë kanë nisur negociatat mes palëve me Roma-n që ka kërkuar informacione nga Chelsea për situatën e mbrojtësit. /i.m /abcnews.al