Roma kthyer menjëherë te humbja skuadrën e Atalanta, pasi e mposhti me rezultatin 1-0 dhe i bëri nder vetes dhe Juventusit që do të “blindojë” vendin e katërt që të çon në Champions League dhe më pas pse jo të shohë edhe më lart.
Skuadra e Jose Mourinho ishte më cinike, duke i lënë kundërshtarit topin dhe nga ana tjetër u tregua më konkrete me sulmet e krijuara. Me një zbritje të bukur në minutën e 32-të erdhi edhe goli.
Tammy Abraham u tregua fantastik në zonën e Atalanta dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Romës. Atalanta u mundua të barazonte, por verdhekuqtë ia dolën të rezistojnë deri në fund.
Në fushë nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, i cili mori edhe një karton të verdhë. Gasperini nga ana tjetër e aktivizoi Gjimshitin në minutën e 82-të. / abcnews.al


