Roma ka një rival të fortë, gjiganti spanjoll “piketon” Elseid Hysajn

schedule20:10 - 1 Maj, 2021

schedule 20:10 - 1 Maj, 2021

Elseid Hysaj dhe Napoli do të shtrëngojnë duart më 30 qershor. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare del lojtar i lirë dhe është i hapur ndaj ofertave, por sigurisht që do të jetë përzgjedhës.

Në Itali Roma është klubi më i lakuar, por edhe Lazio, Fiorentina e Milani janë përmendur disa herë. Menaxheri i tij, Mario Giuffredi, është duke dëgjuar propozimet e klubeve të ndryshme.

Në skenë ka ridalë Atletico Madrid, që Hysajn e ka tentuar edhe në të shkuarën, kur Napoli pretendonte të përfitonte 50 milion euro nga transferimi i tij.

“OK Diario” raporton se Atletico tani mund të hidhet në sulm, duke parë faktin që Hysaj ka goxha eksperiencë dhe del si lojtar i lirë, çka nuk e rëndon klubin spanjoll financiarisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!