Në Itali raportojnë se është arritur marrëveshja për rinovimin e Marash Kumbullës me Romën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është pjesë e skuadrës verdhekuqe që nga shtatori i vitit 2020.
Kontrata aktuale i përfundon në verën e vitit 2025. Agjentët e tij po bisedojnë prej ditësh me drejtuesit e Romës dhe thuhet se akordi final është arritur.
23-vjeçari, i cili fiton rreth 1.8 milionë euro në sezon, do të firmosë deri në vitin 2027 me klubin kryeqytetas. Kumbulla numëron 10 ndeshje aktivizim gjatë këtij sezoni në të gjithë kompeticionet. Lojtari nga Malësia e Madhe ka shlyer pezullimin pas kartonit të kuq me Sassuolon dhe do të jetë në dispozicion të Jose Mourinhos për takimin ndaj Torinos./h.ll/abcnews.al