Pas Aouar, N’Dicka është lojtari i radhës i cili transferohet te Roma.
Ish-mbrojtësi i Frankfurt tashmë po udhëton drejt kryeqytetit italian dhe marrëveshja me Romën është mbyllur.
Ai mbërrin si një transferim i lirë dhe do të nënshkruajë një kontratë të paktën deri në vitin 2027, ku do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon.
Roma kështu fiton garën me Milanin, pasi edhe kuqezinjtë ishin të interesuar për të./h.ll/abcnews.al