Roma fitoi miqësoren ndaj Real Madrid

schedule15:11 - 12 Gusht, 2019

schedule 15:11 - 12 Gusht, 2019

 

Skuadra e Romës fitoi miqësoren përballë Real Madrid falë ruletës së 11 metershave. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Ndeshja miqësore mes Real Madrid dhe Romës përfundoi në barazim 2-2 ndërkohë që verdh e kuqtë fituan në ruletën e 11 metërshave.  4 golat u shënuan të gjitha në pjesën e parë.

Marcelo hapi serinë e golave duke u treguar i saktë përballë portierit Lopez. Reagon Roma duke barazuar rezultatin me Diego Perrotin.

Futbollisti Italian asistohet nga Zaniolo dhe vendos baraspeshën në stadio Olimpiko. Gjithsesi festa e vendasve zgjat fare pak pasi Kasemiro kalon sërish në avantazh Realin.

Mesfushori brazilian asistohet nga Marcelo dhe tregohet i saktë me kokë.

Në fundin e pjesës së parë Edin Xheko vendos baraspeshën për verdh e kuqtë dhe skuadrat i drejtohen dhomave të zhveshjeve në barazim.

Në pjesën e dytë rastet nuk munguan por mungoi finalizimi. Në ruletën e 11 metërshave Roma tregohet më e saktë ndërkohë që për spanjollët gaboi Marcelo. Ky ishte testi i fundit miqësor për të dyja skuadrat para startit të kampionatit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!