Roland Karanxha prezanton ekspozitën “Vazhdimësi”

schedule15:59 - 28 Maj, 2018

schedule 15:59 - 28 Maj, 2018

Ekspozita “Vazhdimësi” risjell në Tiranë piktorin korçar Roland Karanxha. Përmes 114 punimeve në teknikën e akrilikut, ai prezanton peisazhe, natyra të qeta, nudo dhe portrete dramatike.

Të ndash krijimin me publikun është shumë e rëndësishme. Piktori korçar preferon që energjinë krijuese ta ndajë herë pas here me artëdashesit dhe kolegët e tij në Tiranë. Ai ka udhëtuar nga Korça për të sjellë vazhdimësinë përmes 114 punimeve në Muzeun historik Kombëtar.

Shtegtimin artistik e nis me qytetin e lindjes në katër stinët,  por periudha më e preferuar e tij mbetet dimri në Korçë.

Femra është burim jete dhe bukurie. Ndaj nudot e kanë frymëzuar çdo herë. Edhe në këtë ekspozitë prezanton disa prej tyre, të cilat vijnë me një gjuhë pikturike, sensualie dhe poetike.

Por në këtë eskpozitë krahas peisazhit urban nuk mungojnë edhe portretet dramatike, që gjenden jo vetëm në Shqipëri, por anekënd botës, ç’ka i japin larmi punimeve të viteve të fundit të piktorit Roland Karanxha.

Ndërkohe që përmbylljen e ekspozitës e bën me disa grafika, realizime të të birit për të përligjur edhe emrin vazhdimësi.

Në këtë ekspozitë personale, piktori Roland Karanxha përfaqësohet me punime, të cilat sjellin për të gjithë artdashësit peizazhet, portretet, natyrat e qeta dhe të gjitha eksplorimet e tij, që ka bërë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në sitet shqiptare kulturore dhe kudo që e bukura i ka tërhequr syrin prej artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!