Rojet civile spanjolle arrestojnë 12 persona në Katalonja

schedule14:21 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:21 - 20 Shtator, 2017

Përshkallëzohet tensioni në Katalonjë në prag të referendumit për pavarësi të parashikuar për në 1 tetor. referendum të cilin Madridi e cilëson të paligjshëm. Rojet civilet spanjolle kanë arrestuar 12 persona pas një kontrolli në zyrat e ekzekutivit katalanas.

Mëngjesin e së mërkurës është arrestuar Jozef Maria Kove, krahu i djathtë i zëvendës presidentit katalanas, ndërkohë që Roja civile spanjolle vijon kontrollet në zyrat e qeverisë së Barcelonës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeveriksë katalanase i cili shtoi se policia ushtarake hyri në departamentet e cështjeve ekonomike, të jashtme dhe të presidencës së ekzekutivit rajonal. Rojet civile ushtruan kontrolle dhe në qendrën e telekomunikacionit rajonal.
Përballë selisë së qeverisë u mblodhën me dhjetra protestues që kundërshtonin operacionin ushtarak. Ndërkohë Jaum Klotet, drejoti i përgjithshëm i telekomunikacionit në një mesazh në Tuiter konfirmoi situatën.
Kryebashkiakja e Barcelonës Ada Kolau e cilësoi skandaloze atë që po ndodhte në qytet që në orët e para të mëngjesit. Sipas saj nuk mund të kontrollohen institucionjet dhe të arrestohen persona publikë për arsye politike. ajo bëri apel që të mbrohen institucionet katalanase.
Ky është vetëm veprimi i fundit i ndërmarrë nga Madridi për të penguar referendumin për pavarësi të parashikuar për 1 tetor. Ditët e fundit presidenti katalanas ka firmosur dekretin për mbajtjen e referendumit. Me kërkesën e qeverisë spanjolle, gjykata kushtetuese e shpalli të pavlefshëm, duke shtuar se Madridi e konsideron të paligjshëm këtë referendum e për këtë arsye nuk do të marrë në konsideratë rezultatin e tij.
Rreth 700 kryebashkiakë katalanas nga 948 kanë pranuar mbajtjen e referendumit duke premtuar se do të garantonin qendrat e votimit dhe mbarëvajtjen e procesit. Prokuroria e shtetit ka hapur një dosje kundër tyre ndërsa Madrid i ka vënë një ultimatum financiar komunitetit rajonal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!