Rohani: Nëse SHBA shkel marrëveshjen bërthamore do të pendohet

schedule15:47 - 9 Prill, 2018

schedule 15:47 - 9 Prill, 2018

Presidenti iranian, Hassan Rohani, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pendohen nëse do të shkelin marrëveshjen për programin bërthamor me Iranin, Teherani do të reagojë brenda një jave.

Rohani shtoi se vendi i tij nuk do jetë i pari që do e shkelë marrëveshjen, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta kenë të qartë se do të pendohen nëse e shkelin atë.

Deklarata e kreut të shtetit iranian u bë gjatë një konference në Teheran në ditën kombëtare të teknologjisë bërthamore. Ai theksoi se Irani është më gati se ç’mendojnë dhe nëse do ndodhë një situatë e tillë pasojat do të jenë të qarta brenda pak ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!