Rodrygo, i heshturi që “hesht” stadiumet e mëdha

schedule10:46 - 19 Prill, 2023

schedule 10:46 - 19 Prill, 2023

 

Real Madridi besoi vite më parë te talenti brazilian, Rodrygo Goes duke derdhur plot 45 milion euro në arkat e klubit brazilian të Santos.

Në vitin 2019, atëherë ende pa mbushur 18 vjeç, ai ishte futur në “radarin” e shumë gjigandëve evropianë, por “galaktikët” ia dolën ta bëjnë pjesë të gjirit të tyre, me shpresën dhe besimin se shumë shpejt ai do të kthehej në një yll botëror.

Ashtu ndodhi. I qetë dhe me kokën ulur, Rodrygo është sot një nga futbollistët më të rëndësishëm të Real Madridit dhe të kombëtares braziliane. Mos harrojmë sot ai është ende vetëm 22 vjeç.

Në kaq pak kohë dhe si një lojtar jo titullar fiks, ai ka arritur të kthehet një nga futbollistët më të dashur për madrilenët, për shkak të golave me peshë që ai ka shënuar vitet e fundit.

Kujtojmë atë ç’ka bëri ndaj Manchester City-t sezonin e kaluar në Champions League, por jo vetëm, së bashku me Benzema dhe bashkëkombasin Vini.Jr, ata u kthyen në mankthin e skuadrave gjigande evropiane, si PSG, Chelsea, e Liverpool.

Edhe këtë sezon, Rodrygo vazhdon me ritme të njëjta dhe me dygolëshin ndaj Chelsea, ai tregoi se është aty në ndeshje të mëdha edhe pse ende i vogël në moshë.

Mbrëmjen e djeshme ai parakaloi me gola në Champions, një legjendë të Realit si Zinedin Zidane, ky i fundit ka shënuar 14 gola, ndërsa braziliani kapi mbrëmë shifrën e 15 golave.

Sot vlera e sulmuesit brazilian është 80 milion euro në transfermaket dhe një kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2025.

Me besim, punë dhe durim, Real Madridi ka bërë një lëvizje të shkëlqyer me afrimin e “Peles” së ri.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!