Kontrata e Asensio mbaron në 2023 dhe duhet të tregoj veten se ende ka për të dhënë për Realin.
Ai është duke u përballur në një situatë të lëkundur ku nuk dihet ende se si do shkojë e ardhmja e tij. Në vitin 2017, spanjolli dukej sikur kishte gjithë botën në këmbët e tij pasi ishte në top-form.
Dy vite më parë ai pësoi një dëmtim tek gjuri dhe që atëherë ai nuk ka gjetur hapsirat e duhura. Tashmë ai ka rastin më të mirë për të shkëlqyer ku pas dëmtimit të Rodrygo, Asensio do të zejë vendin e tij në formacionin titullar, madje është ai më i pëlqyer se sa Hazard.
Spanjolli nuk ka luajtur 90’ minuta që në 6 shkurt ndaj Huesca./H.LL/abcnews.al