Ditën e sotme, mesfushori i Argjentinës, Rodrigo de Paul, mori pjesë në konferencën për shtyp, që u zhvillua në kuadër të ndeshjes së nesërme përballë Australisë.
I pyetur nga gazetarët, sesa ndihmojnë Messi dhe Di Maria në kombëtare, mesfushori i Atletico Madrid tregoi se ata u kanë shpjeguar lojtarëve “rëndësinë” e fanellës, së “albiceleste”-ve.
“Ata na shpjeguan rëndësinë e veshjes së kësaj fanelle. ata marrin të gjitha llojet e përgjegjësive, por ne duhet të marrim edhe tonat. Janë ata që drejtojnë këtë anije, por ne të gjithë duhet ta bëjmë.”,- tha Rodrigo de Paul. /i.m /abcnews.al