Suksesi ishte total. Spanja fitoi jo vetëm titullin në Kampionatin Botëror që sapo përfundoi në Amerikën e Veriut, por edhe thuajse gjithçka tjetër. Me përjashtim të Këpucës së Artë, që e mori Kilian Mbape me 10 golat e tij, çdo trofe ishte me ngjyrat iberike.
Topi i Artë i lojtarit më të mirë të Botërorit u shpall Rodri. Kapiteni i “Furive të Kuqe” ia doli pasi e rriti lojën e tij ndeshje pas ndeshjeje. Ai la pas emra si Mesi, Mbape, Belingham, por edhe Kukurejën në ekipin e tij.
Rodri theu edhe rekordin e pasimeve në të gjitha kupat e botës, pasi shërbeu 50 të tilla në pjesën e parë ndaj Argjentinës. Rekordin e mëparshëm e mbante gjigandi i Brazilit, Karlos Dunga, me 1306 pasime.
Pau Kubarsi u shpall Lojtari i ri më i mirë i turneut. Mbrojtësi i Barcelonës që kaloi tunelin mes shokëve të tij, është një talent i vërtetë dhe pritet të jetë një nga emrat e mëdhenj të mbrojtjes në të ardhmen, duke qenë vetëm 19 vjeç.
Unai Simon u zgjodh si portieri më i mirë i Botërorit, pra si Doreza e Artë. Gardiani i Spanjës pason rivalin e tij të finales, Emiliano Dibu Martinez, që fitoi para katër viteve në Katar, kur Argjentina u shpall kampione e botës./abcnews.al



