Roboti “terapist” që iu vjen në ndihmë pacientëve me Covid-19

schedule15:32 - 29 Gusht, 2020

schedule 15:32 - 29 Gusht, 2020

Një spital në Meksikë ka gjetur një zgjidhje të veçantë për t’ju ardhur në ndihmë sadopak të prekurve me Covid-19. Roboti i quajtur Laluchy, shkon nëpër dhomat e spitalit për të vizituar pacientët duke iu dhënë një mbështetje psikologjike.

Roboti përmban një ekran që iu mundëson të afërmve dhe mjekëve të bisedojnë me pacientët apo stafin, duke shmangur në këtë mënyrë kontaktin fizik dhe rrezikun e infektimit. “Përshëndetje, unë jam LaLuchy Robotina! Si e ke emrin?” pyet pacientët ndërsa shkon nga dhoma në dhomë, shkruan abcnews.al.

Kopjimi i 535684-01-02-1598671233451

Roboti u përdor gjatë muajit Korrik si një “bashkë-terapist” për pacientët, dhe madje mund të bëjë tinguj relaksues për të zvogëluar stresin e shkaktuar nga izolimi.

Roboti “na ndihmon me shëndetin mendor të pacientit”, tha Sandra Munoz, e cila koordinon strategjinë e spitalit kundër virusit. Roboti ka një vizion kompjuterik të njohjes së fytyrës dhe lëviz falë sensorëve. /abcnews.al/

Kopjimi i 537422-01-02-1598671212940

Kopja e 535690-01-02-1598671207988

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!