Italia dje barazoi me Irlandën e Veriut me rezultatin 0-0 duke i dhënë kështu mundësinë Zvicrës të dali e para në grup dhe të kualifikohet për në fazën tjetër.
Italia do të luaj në play-off por për Mancinin kjo gjë nuk është fundi i botës pasi ai ka besim të plotë tek ekipi i tij.
“Faza play off në mars? Jam plotësisht besimplotë se do t’ia dalim të kualifikohemi në Kupën e Botës, madje ndoshta shkojmë në Katar 2022 dhe fitojmë edhe kompeticionin. Djemve u thashë që tani nuk kemi çfarë të bëjmë më.
Tani kemi ndeshjen e marsit, do të përgatitemi mirë.Ky është një moment ku kemi pak vështirësi. Kemi pasur një mundësi në pjesën e parë, këto janë ndeshje për t’u zhbllokuar menjëherë për të qenë më të qetë. Mëkat, pasi grupi duhej mbyllur para sfidës ndaj Irlandës së Veriut.
Duhet të gjejmë përsëri te vetja atë që na ka dalluar deri më sot. Grupi ka qenë nën kontroll, tani duhet të rikuperojmë forcat. Ndeshja me Bullgarinë ishte e para në shtator me vetëm dy javë kampionati të luajtura, dhe barazimi në atë sfidë na penalizoi. Ishin dy penallti me Zvicrën që mund të kishin përfunduar në favorin tonë” , theksoi Roberto Mancini./h.ll/abcnews.al