Robert Budina: Shembja e TK tentativë për vrasje, SPAK të hetojë

schedule17:22 - 18 Maj, 2020

schedule 17:22 - 18 Maj, 2020

Protesta e artistëve për shembjen e Teatrit Kombëtar ka nisur me fjalimin e regjisorit Robert Budina. Para qytetarëve që janë mbledhur në shesh Budina e cilësoi shembjen e teatrit si tentativë për vrasje, ndërsa kërkoi hetim nga SPAK.

Po ashtu regjisori u shpreh se këto orë kanë qenë në kontakt me faktorin ndërkombëtar.

“Ftojmë prokurorët e SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje e artistëve që ndodheshin brenda godinës së Teatrit Kombëta. Ne sot kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për të bërë të qartë se çfarë ka ndodhur. Kërkuam të zbardhet kjo ngjarje. Deri më tani kemi marrë një mbështetje dhe do të donim q kjo ngjarje të zbardhej.

Shembja në mënyrë mafioze me goditje të përqëndruara atë dite ishte nga ana e qeveris ënjë mesazh për tju thënë ju se qytetaria ka vdekur. Prandaj ishte aq arrogante. Për t’ju thënë se ju nuk ekzistoni. Po ndodh e kundërta. Ju jeni këtu, ata kujtuan se do të shembnin godinën. Ajo ndërtoi një simbolikë edhe më të fuqishme sec ishte më parë”, u shpreh Budina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!