Robert Budina flet për “ABC” nga protesta: Nuhata se këta të vrasin, duhet të rezistojmë

schedule19:20 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 19:20 - 11 Dhjetor, 2020

Regjisori Robert Budina deklaroi në “ABC” nga sheshi në protestë se rezistenca kundër qeverisë duhet të vazhdojë. “Kjo situatë e ka fillesën te mënyra si reagoi kryeministri me një gjuhë urrejtje duke na e shitur si një veprim demokratik dhe nga krahu tjetër nxjerr policinë, është një gjuhë urrejtje denigruese si e përdor policinë, si e bëri repartin “Shqiponja” politik.

 Aty (te teatri) kam nuhatur se këta njerëz mund të të vrasin. Duhet të rezistojmë, qytetari është i pari, pastaj vjen pushteti i tij. Kjo është një protestë e paorganizuar” tha ai. Protesta e sotme ishte në mbrëmjen e tretë radhazi. Grupi i qytetarëve kërkon largimin e Ardi Veliut./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!