Robert Budina ekranizon sfidat e gazetarit investigativ

schedule16:59 - 3 Nëntor, 2021

schedule 16:59 - 3 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Media , Politika, Biznesin dhe Krimin janë katër kulmet që plazmon filmi serial “Katrori i Pushtetit” të regjisorit Robert Budina , financuar nga BE . Në qendër të tij është  jeta e gazetareve investigative, e parë jo vetëm në xhaketën e profesionit dhe raportimit të ftohtë të ngjarjes, por aty shfaqet edhe ajo çfarë ndodh  “of record” në jetën e tyre të përditshme. Regjisori thotë se frymëzimi nis që nga vetvetja

Në qendër janë tre gazetaret të cilët sjellin breza të ndryshëm gazetarësh. Duke pasqyruar ngjyrat e jetës së përditshme në redaksi si edhe përballjen në terren . Ata hedhin  dritë mbi tri ngjarje kriminale që ndodhin në vend, në të njëjtën kohë. Vrasja e një politikani, shpronësimi i paligjshëm i banesave si dhe helmimi i fëmijëve në jetimore nga ushqimi i pa kontrolluar. Ema Andrea i dha jetë  me mjaft mjeshtri gazetares profesioniste .

Andrea thyen rregullin duke e parë veten përmes ekranit të kinemasë.

Dy seritë e para të” Katrorit të Pushtetit”, një film me 8 seri, u shfaqen ne kinema Millenium. Me regji të Robert Budinës dhe Mateo Cingu, skenar të Ajola Dajas dhe sërish Robert Budinës Me një kast aktorësh nga më të spikaturit e vendin tonë si; Neritan Liçaj, Ema Andrea, Gentian Zenelaj, Sara Smaja, Myzafer Zifla, Romir Zalla, Orli Shuka dhe Dasara Xhangolli, xhirimet e tij sapo kanë nisur. Ky produksion vjen  nga “Era FILM” në bashkëprodhim me SHUKA Studio Ltd., me financimin e Bashkimit Evropian . /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!