RMV, të mërkurën mban dy palë zgjedhje/ Analisti: Për raundin e presidencialeve duhet të votojnë 40% e zgjedhësve

schedule16:27 - 7 Maj, 2024

schedule 16:27 - 7 Maj, 2024

Në Maqedoninë e Veriut më 8 maj mbahen dy palë zgjedhje. Bëhet fjalë për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjet parlamentare.

Analisti Seladin Xhezairi, i ftuar në “Ballkan Update” theksoi se sipas kushtetutës në raundin e dytë të presidencialeve duhet të marrin pjesë të paktën 40 % e votuesve, ndryshe zgjedhjet presidenciale mund të përsëriten.

“Duhet pritur mbrëmjen e së mërkurës sepse janë zgjedhjet e dyfishta. Enigma kryesore është jo kush do të fitojë, por a do të mbyllet procesi i zgjedhjes së presidentit të RMV për shkak se është një kusht kushtetues, sipas të cilit, për listën e dytë, të kandidatëve për president, duhet të votojnë 40% e qytetarëve. Ka të tillë se druajnë se a do të arrihet kjo përqindje në mënyrë që më 12 maj, presidenti i ri i vendit të bëjë betimin”, tha ai.

Të mërkurën, në garë janë dy kandidatë, fituesja e rundit të parë, Gordana Silanovska-Davkova që fitoi 363.000 vota dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Sipas Xhezairit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga partia e VMRO-DPMNE-së. Në rundin e parë të zgjedhjeve, më 24 prill, kur në garë ishin shtatë kandidatë, në zgjedhje dolën rreth 49 për qind e 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!