Rizzoli: Boll me protesta, koha të kulturohen lojtarët. Arbitrat? Janë gati

schedule22:18 - 23 Maj, 2020

schedule 22:18 - 23 Maj, 2020

Data 28 maj do të përcaktojë fatin e këtij sezoni futbollistik në Itali. Qeveria do të marrë një vendim, të gjithë shpresojnë që të jepet leja përfundimtare për rifillimin e futbollit dhe të përcaktohet data se kur do të ndodhë. Shefi i Sektorit të Arbitrave Italinë, Nicola Rizzoli konfirmon për Rai Radio1 se arbitrat janë gati për rifillimin e kampionatit, teksa flet edhe për distancat që duhet të mbahen mes tyre dhe futbollistëve.

Ne jemi gati për rifillimin e kampionatit dhe po presim datën 28 maj për të mësuar vendimin e qeverisë. Sapo të mësojmë saktësisht linjat e protokollit që do të miratohen, ne do të aplikojmë strategjinë e rifillimit. Arbitrat po stërviten prej kohësh. Pak shqetësim ekziston dhe e dimë se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Ne arbitrat kemi shqetësime të ndryshme nga klubet e futbollit.

Kemi 80 persona që vijnë nga pjesë të ndryshme të Italisë, duhet të jemi të kujdesshëm për udhëtimet. Distancat? Ekziston mundësia për të bërë diçka të re pas këtij emergjence. Nëse kuptojmë që protestat nuk janë të nevojshme dhe respekti është thelbësor, mund të kemi një përfitim të madh. Është e qartë se protestat, prej kohësh një nga gjërat më të pakëndshme për t’u parë, duhet të trajtohen ndryshe.

Është e nevojshme të kemi një respekt reciprok për distancat që duhet të mbajmë. Nëse nuk do të ndodhë, do na duhet të ndërhyjmë, por kjo nuk do të thotë t’i ndëshkojmë të gjithë me kartonë. Distanca e përshtatshme për të komunikuar me arbitrin duhet të jetë një metër e gjysmë. Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm kulturor“, përfundon Nicola Rizzoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!