Vullkani në Indonezi “rizgjohet” pas katër shekujsh, zhyt vendin në errësirë

schedule12:28 - 10 Gusht, 2020

schedule 12:28 - 10 Gusht, 2020

Një shpërthim i madh vullkanik ka ndodhur këtë të hënë në malin Sinabung në Indonezi, duke hedhur në erë materiale vullkanike deri në 5 mijë metra lartësi si dhe duke zhytur fshatrat përreth në errësirë totale.

Mediat e huaja raportojnë se fatmirësisht nuk ka patur viktima apo të plagosur, por njerëzve iu është kërkuar që të qëndrojnë të paktën 5 kilometra larg kraterit për të shmangur rrezikun e llavës, shkruan abcnews.al.

Vullkani qëndroi “i heshtur” për më shumë se 400 vite, përpara se të shpërthente në vitin 2010, ku humbën jetën dy persona. Rajoni është i prirur për trazirat sizmike për shkak të vendndodhjes së tij në “Pekinin e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta. /abcnews.al/