Opinionisti Flor Riza a dhënë mendimin e tij në lidhje me krizën e Partizanit në emisionin “Pressing” në ABC News, teksa ndalet te trajneri dhe lider♪t si Trashi dhe Alban Hoxha.
“Ekuilibri është i domosdoshëm. Sezonin e kaluar kishin harmoni titullarët e Partizanit, sa i përket lojës dhe jashtë saj. Për të rritur ekipin ndryshohet trajneri, lojtarët dhe moduli? Një trajner duhet të jetë i përgatitur edhe për të marrë një barazim kur nuk arrihet dot fitorja.
Një rëndësi të madhe marrin edhe liderët e ekipit, nga portieri, Trashi dhe Boldor deri diku. Këta duhet të jenë promotorët e ngritjes së moralit të ekipit. Liderët, lojtarët me eksperience, janë ata që i marrin ekipet përdore. Partizani mund të kthehet nga momenti në moment ashtu si ishte vjet“, thekson Riza. /abcnews.al