Eksperti i ekonomisë, Igli Tola thotë se çmimet e referencës për pronat, diktojnë tregun dhe koston.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Tola u shpreh se duhet qartësi në politikat fiskale.
Ndërsa zv.kryetarja e Bordit në NAREA, Ilda Zaloshnja deklaroi se rivlerësimi nuk është zgjidhje e drejtë dhe përfundimtare.
Igli Tola: Në rastin konkret, çmimet e referencës diktojnë tregun, diktojnë koston. Një rritje, siç është aplikuar kaq e shpeshtë, i jep një efekt edhe te qytetarët. Kur vjen puna te taksimi i pronës apo rivlerësimi, ka teotri të ndryshme. Në vendet e BE, pronën e parë nuk e taksojnë. Çudia më e madhe, është se u punua për ta çuar para, nuk u çua përpara. Mendoj se duhet të fillonte në 2026 dhe prapë u shty. Qytetarët pyesin kur do bëhet? Nuk ka njoftim zyrtar. Këto ndikojnë te qytetarët dhe aktorët ekonomikë. Këto e kanë një burim, shteti, do apo nuk do bëhet shkak apo lehtësues.
Ilda Zaloshnja: Rivlerësimi është moment i shumëpritur nga agjencitë imilbilare nuk është zgjidhje e drejtë dhe përfundimtare te vlera që duhet të ketë prona. Është moment i shumëpritur, sepse rregullon një boshllëk shumë të madh. Të ardhurat në tatimet janë goxha të lareta. Ajo që duhet bërë, ka qenë rishikimi i kësaj politike fiskale që lidhet me pronën, të bëhet më e detajuar dhe më e personalizuar. Tatimi 15 përqind, goxha i lartë, sidomos kur ka një pronë të parë, e shet për të blerë diçka të re./abcnews.al