Rivihet në punë fabrika e re e pasurimit të bakrit në Spaç

schedule14:44 - 4 Janar, 2018

schedule 14:44 - 4 Janar, 2018

Rivihet në punë Fabrika e re të Pasurimit të Bakrit në Spaç. Përveç 300 të punësuarve të rinj, investimet e fazës së parë prej 11 milionë dollarësh në teknologji bashkëkohore që mbron mjedisin, pritet të kenë një impakt ekonomik rreth 6 milionë dollarë në vit për gjithë zonën e Mirditës. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili publikoi në rrjetet sociale dhe një video.
Miniera e bakrit në Spaç gjatë regjimit komunist funksiononte falë punës në kushte ekstreme të ish të burgosurve, kryesisht ato politikë. Një kompani turke ka përfunduar ndërtimin e fabrikës së pasurimit të bakrit në Spaç dhe pritet të fillojë nga puna në shkurt ose mars të këtij viti. Parashikimet janë që në minierën e Spaçit të ketë një prodhim prej gati 20 mijë tonësh në vit, ndërkohë që rezervat e kësaj miniere perllogariten në rreth 2.8 milionë ton. Pas Munellës, miniera e Spaçit konsiderohet më e madhje në vend për nxjerrjen e bakrit në vendin tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!