Rivaliteti Alba-Varane, mbrojtësi katalanas tregon një prapaskenë

schedule21:44 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 21:44 - 25 Dhjetor, 2019

Jordi Alba është një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe prej shumë vitesh tashmë, ka ruajtur vendin e titullarit në krahun e majtë të Barcelonës. Fakti që luan prej shumë vitesh në Katalonjë, ka bërë që të ketë një “urrejtje” të madhe për futbollistët e Real Madrid, në veçanti me Raphael Varane, me të cilin ka një raport aspak të mirë.

Për mediet iberike, Alba ka treguar dhe një bisedë me mbrojtësin francez, duke e nxjerrë zbuluar. “Të gjithë mendojnë se Varanë është një “shenjtor”, por nuk është ashtu. Një herë, ai më tha: “Ej miush, mos bëj si trim. Ti nuk ke as patentën!”

Është e vërtetë që Jordi Alba nuk e ka marrë ende patentën. Edhe pse 30-vjeç, mbrojtësi i Barcelonës shoqërohet në stërvitje nga i ati i tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!