Manchester City është gati të sfidojë Manchester United për qendërmbrojtësin e Koresë së Jugut dhe të Napolit, Kim.
“SunSport” shkruan se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është një admirues i mbrojtësit të Napolit, i cili u transferua nga Fenerbahce verën e kaluar për 15 milionë paund.
Kim ka karakteristika të veçanta, i fortë, agresiv dhe është një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Serie A. Klauzola e largimit të tij është 40 milionë paund, por Napoli dëshiron t’i ofrojë një rinovim kontrate për të mos e lejuar të largohet.
Përvec Cityt dhe United, interes ka shfaqur edhe Liverpool me Tottenham./ h.ll/abcnews.al