Rivali i Shqipërisë/ Polonia pa trajner, kontakton portugezin e njohur

schedule18:25 - 20 Janar, 2021

schedule 18:25 - 20 Janar, 2021

Polonia shkarkoi trajnerin e kombëtares dy ditë më parë. Bashkëpunimi me Jerzy Brzeczek u mbyll, vetëm pak muaj përpara fillimit të Euro 2021, aty ku Polonia bën pjesë në grupin E bashkë me Spanjën, Sllovakinë dhe Suedinë.

Drejtuesit e PZPN (Federata Polake e Futbollit), nuk duan të humbasin kohë dhe kanë piketuar pasuesin e Brzeczek. Sky Sport raporton se i preferuai është Paulo Sousa. Portugezi drejtoi Bordeaux sezonin e kaluar, teksa qëndron pushim prej muajit gusht.

Si futbollist ka luajtur për ekipe si Juventus, Inter, Benfica dhe Dortmund, teksa si trajner ka provuar të drejtojë skuadra si Fiorentina, Leicester City dhe Basel.

Kujtojmë që Polonia është një nga kundërshtarët e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Katar 2020. Kuqezinjtë e Edi Rejës janë pjesë e grupit ku, përveç polakëve, bëjnë pjesë edhe Anglia, Hungaria, Andorra dhe San Marino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!