Partizani kaloi me sukses raundin e parë të Conference League. “Demat” e Ilir Dajës i fituan të dy ndeshjet ndaj moldavëve të Sfintul dhe u kualifikuan falë rezultatit të përgjithshëm 8-4.
Baseli është rivali në raundin e dytë. Një kundërshtar i frikshëm, që sot i ka shtuar cilësi dhe eksperiencë repartit të mbrojtjes.
? “? ??? ??? ???? ???? ?? ?? ?????? ?? ???.”
✍ Welcome back, ??????? ????! The right-back returns to FCB from @borussia_en and signs until the summer of 2023.#SaliMichael #FCBasel1893 #MirSinBasel pic.twitter.com/r8XBjTHe9b
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) July 19, 2021
Klubi helvet ka rikthyer në bazë Michael Lang (31 ndeshje dhe 3 gola me Zvicrën). Mbrojtësi shtatlartë vjen nga M’Gladbach, teksa ka veshur fanellën e Basel edhe në vitet 2015-2018.
Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubit helvet dhe pritet të aktivizohet në duelin e së enjtes (22 korrik) ndaj Partizanit.
#DanggeOrges ❤?
Orges Bunjaku moves to @GF38_Officiel. Thank you for all your efforts Orges and good luck in France! ?#FCBasel1893 #MirSinBasel pic.twitter.com/69NUymZ5nE
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_en) July 19, 2021
Takimi i parë i raundit të dytë në CL, zhvillohet në “St. Jakob-Park” të Baselit. Ndërkohë, nga skuadra është larguar Orges Bunjaku.
Mesfushori dardan ka kaluar në futbollin francez. 20-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Grenoble, skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit francez. /abcnews.al