Rivalët e “legjionarëve” zbresin në fushë, formacionet zyrtare të Çeki-Poloni dhe Moldavi-Ishujt Faroe

schedule19:58 - 24 Mars, 2023

schedule 19:58 - 24 Mars, 2023

Në më pak se 1 orë do të startojnë ndeshjet e mbrëmjes, përsa i përket eleminatoreve të Kampionatit evropian të futbollit Euro 2024, ku Shqipëria pozicionohet në grupin E, së bashku me Republikën Çeke, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Mbrëmjen e sotme do të startojnë dhe sfidat e këtij grupi ky në “Fortuna Arena” të Pragës, çekët do të presin “shqiponjat e bardha” të Polonisë, ndërsa në “Stadionul Zimbru”, vendasit moldavë do të presin kundërshtarët e Ishujve Faroe.

Përsa i përket formacioneve në sfidën mes Çekisë dhe Polonisë spikasin në fushë prezena e talentit Adam Hlozek në radhët e vendasve ndërsa në krahun tjetër të fushës, si lider të polakëve janë “bomberi” i Barcelona-s, Robert Lewandowski dhe “dirigjenti” i mesfushës së Napolit, Piotr Zielinski.

Në krahun tjetër, në sfidën mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe pritet të jetë një “duel” i vërtetë mes “bomberave” të të dyja ekipeve. Për vendasit në majën e sulmit Ion Nicolaescu, me 24-vjeçarin që ka shkëlqyer deri më tani në kampionatit israelit, teksa ka arritur të regjistrojë plot 14 gola dhe 5 asiste në 21 ndeshjes.

Ndërkaq, në majën e sulmit të kundërshtarëve është vendosur “bomberin” 27-vjeçar, Patrik Joahnnesen, i cili ka arritur të shënojë 12 herë dhe të dhurojë 2 pasime të “arta” në 22 ndeshje për islandezët e Keflavik. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!