Kazakistani dhe Lituania janë dy rivalët e ardhshëm të Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi do t’i luajë jashtë fushe sfidat e Nations League, ndaj Kazakëve të dielën (11 tetor, 15:00) dhe tri ditë më pas në Vilnius (18:00).
Ekipi i Rejës do të tentojë hakmarrjen ndaj Lituanisë, që na befasuan në “Air Albania” duke na mundur 0-1. Kjo kombëtare ka zhvuilluar ditën e sotme një miqësore, të cilën e ka fituar.
Lituani mposhti 1-3 në transfertë Estoninë. Dygolëshi i Arvydas Novikovas dhe rrjeta e Gratas Sirgedas i dhuruan fitoren ekipit baltik, teksa vendasit gjetën golin e nderit me anë të Pavel Marin. /abcnews.al