Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të PD-së në Berat dhe në Librazhd.
Shyqyri Dura është shpallur kryetar i ri i degës së Beratit me 290 vota. Pas tij u rendit Afrim Merko me 159 vota, Ermal Dollani me 119 vota dhe në fund Oltion Merdari me 63 vota.
Në bazë të rezultateve, në Berat votuan 632 demokratë. Dy fletë votimi rezultuan të pavlefshme.
Në Librazhd kryetar i ri i degës është shpallur Ilir Alliu me 248 vota. Shefki Çota ka arritur të marrë 124 vota dhe Ndriçim Lila 76.
Lexo edhe: Rithemelimi: Shpallet fituesi i zgjedhjeve për kreun e degës në Prrenjas
Tre fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Sot u zhvilluan zgjedhjet për kryetarët e degës në Berat, Librazhd, Prrenjas si dhe në 3 degë të Tiranës.
Kryetar i ri i degës së Prrenjasit u zgjodh. /abcnews.al