Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rithemelimi vdiq, por Berisha vazhdon/ Gjikondi: PD si “uji i ndenjur”, nuk sjell shpresë për shqiptarët

schedule18:44 - 17 Mars, 2026

schedule 18:44 - 17 Mars, 2026

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se PD nuk sjell shpresë për shqiptarët, teksa Sali Berisha rikonfirmoi se do të kandidojë për kreun e partisë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Berisha e ka marrë peng PD.

Gjikondi shtoi se Berisha nuk frymëzon ata që mendojnë ndryshe nga mazhoranca.



“Ata janë gjithmonë te uji i tyre i ndenjur, nuk sjellin frymë te shqiptarët, nuk ka shpresë. E vetmja shpresë që duhet të ishte opozita, është më keq se mazhoranca. Për figura si Berisha thuhen kashe i pavdekshëm. E para, nuk ka Parti Demokratike. Partia Demokratike është garnizon mercenarësh, pa identitet, pa zë. Berisha e ka marrë peng atë parti. Nuk e konsideron si parti, e konsideron grup mercenarësh që do bëjë zhurmë. Kur thotë, nuk kemi parë ndonjëherë protestë kaq të fuqishme dhe paqësore, jemi për të ardhur keq. Njerëz që mendojnë ndryshe nga mazhoranca, kanë mbetur te një personazh që nuk frymëzon askënd”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!