Rithemelimi i PD-së: Procesi zgjedhor ka përfunduar në 70 degë

schedule13:04 - 28 Prill, 2022

schedule 13:04 - 28 Prill, 2022

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot seprocesi zgjedhor ka përfunduar në 70 degë në të gjithë Shqipërinë, ndërsa dy degë ende nuk kanë votuar, Malësia e Madhe dhe  dega 12 Tiranë.

Në një konferencë për mediet Albana Vokshi tha se 39.512 anëtarë të PD-së kanë ushtruar të drejtën e votës. Vokshi tha se herë te parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare.

“Sot mund të themi që në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor. Janë 39512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Në dy degë nuk është bërë procesi, Malësia e Madhe dhe  në degën  12 në Tirana.  Me këto dy degë numri shkon prej 40 mijë anëtarësh, më e lartë se 13 qershori. Interesi i demokratëve ishte i lartë për të qenë pjesëmarrës. Interesi i demokratëve për të marrë pjesë ka qenë tejet i lartë. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur fluks të madh në një pjesë të madhe të degëve. Menaxhimi ka qenë i vështirë.

Konkurrenca ishte shumë e lartë, duke sjellë cilësi të lartë të përzgjedhjes. 190 ishin kandidatët, 27 ishin zonja në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet. Listat e kryetarëve përbëhet nga figura të nderuara. Janë zgjedhur 8 zonja kryetare.

Pjesëmarrja më e madhe se në 13 qershor. Interesi i demokratëve ka qenë tjetër i lartë për këtë proces zgjedhor. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë nga grupet e punës në çdo degë. Kanë qenë 192 kandidatë, 27 kandidatë kryetare. Për herë te parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare”, tha Vokshi.

Ndër të tjera Vokshi tha se ka  pasur probleme me listat dhe se Rithemelimi ka përdoru listat e PD në zgjedhjet e degëve. Për këtë arsye  pas Kuvendit te 30 qershorit Vokshi tha se  Rithemelimi do të kryejë procesin e ribërjes së listave.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!