Rithemelimi e bojkoton, emrat e deputetëve që marrin pjesë në mbledhjen e grupit të PD, lista e “mungesave”

schedule17:35 - 5 Maj, 2022

schedule 17:35 - 5 Maj, 2022

21 deputetë po marrin pjesë në mbledhjen e grupit të PD të thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, e para pas Kuvendit të 30 prillit të zhvilluar nga Komisioni i Rithemelimit të PD. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka siguruar listën e deputetëve të pranishëm, ku vihet re mungesa e anëtarëve të Rithemelimit.

21 deputetët që janë në mbledhje;

Jorida Tabaku

Dhurata Çupi

Oriola Pampuri

Emilia Koliqi

Lindita Metaliaj

Merita Bakiu

Kastriot Piroli

Seladin Jakupllari

Sajmir Korreshi

Dashnor Sula

Zheni Gjergji

Eralda Tase Bano

Ervin Salianji

Kreshnik Collaku

Enkelejd Alibeaj

Arbër Agalliu

Ferdindand Xhaferi

Gazment Bardhi

Lefter Gështenja

Flamur Hoxha

Andia Ulliri

Mungojnë 17 deputetë;

Grida Duma
Agron Gjekmarkaj
Flutura Açka
Ina Zhupa
Alfred Rrushaj
Kasem Mahmutaj
Xhelal Mziu
Helidon Bushati
Greta Bardeli
Andia Ulliri
Bledion Nallbati
Fation Veizaj
Ilda Dhori
Tomor Alizoti
Zef Hila
Radamadan Lika
Lulzim Basha

Lexo edhe: Nis mbledhja e grupit të PD, Alibeaj: E kam detyrim të dëgjoj deputetët, çështjet që do diskutohen

Siç bëri me dije vetë Alibeaj në nisje të mbledhjen, fokusi do të jetë te një sërë çështjesh, përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit të ri, për të cilin kanë nisur negociatat me maxhorancën.

Teksa socialistët kanë rishprehur gatishmërinë që të ketë një proces real konsultimesh me opozitën për gjetjen e kandidaturës për President, Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar se Alibeaj sipas tyre nuk përfaqëson as PD dhe as grupin parlamentar pasi është shkarkuar në Kuvendin e fundit të kësaj partie. Sipas Komisionit të Rithemelimit Alibeaj po përpiqet të zgjedh nën dorë Presidentit e Edi Ramës.

/abcnews.al