Ritet e Ditës së Verës/ Të moshuarit në fshatrat e Elbasanit ruajnë traditën

schedule15:22 - 14 Mars, 2024

schedule 15:22 - 14 Mars, 2024

Pasi kanë pastruar që herët në mëngjes, banesën ku jetojnë në zonën e Çermenikës, Hatixhe dhe Rruzhdi Llushi dalin në oborrin pranë shtëpisë për të prerë disa degë pemësh mbushur me lulet e para të pranverës.

Me to zbukurojnë dyert dhe pjesë të tjera të shtëpisë.

Vite më parë teksa të mëdhenjtë kryenin këtë rite të festës pagane, fëmijët rendnin në çdo shtëpi të fshatit për të mbledhur ëmbëlsira apo vezë.

Të tjerë gjuanin me plis dheu në hyrje të shtëpisë.

Njëjtë siç po bën kjo zonjë, miqtë që shkelnin në shtëpi për ditë vere gostiseshin me arra e fruta.

Vendosja e veroreve ishte dhe mbetet simbolik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!