Rita Petro: Nuk do kisha shkruar asnjë varg pa frymëzimin që më vjen nga burri

schedule21:53 - 2 Nëntor, 2018

schedule 21:53 - 2 Nëntor, 2018

“Unë në asnjë moment nuk do e kisha kuptuar veten pa burrin”. Kështu e nisi bisedën në studion e “Provokacijas”  shkrimtarja Rita Petro.

“Unë nuk e imagjinoj do jetën time pa burrin, ky burrë është bashkëluftëtari në betejën e jetës, bashkëluftëtari në betejën e shtratit, të artit. Unë mnedoj se nuk do kisha shkruar asnjë varg pa këtë lloj frymëzimi që më vjen nga burrat, prandaj unë vdes për burrat”.

Sipas saj është gabim edukata që në fëmijëri në lidhje me përrallat dhe princin e kaltër, apo romantizmin, pasi jeta ofron një dinamikë tjetër dhe vulgare.

“Asnjëherë nuk i kam kuptuar ato gra që thonë si nuk e gjeta një burrë ashtu siç e dua unë. Janë disa gabime që na ushqejnë në fëmijëri me përrallat me princin e kaltër dhe romantizmi na ka praishur punë. Te një burrë edhe pjesa e difekteve dhe kur i mungojnë disa gjëra si pasuria, apo xhentilesa mund të shprehen në forma të tjera. Jeta ofron një dinamikë tjetër dhe vulgare dhe jo dinamike”.

Duke folur për magjinë e puthjes së parë, poetja thotë se momenti i puthjes së parë është magjik si ide dhe standard, por jo gjithnjë. Duke iu referuar puthjes së saj të parë ajo shprehet se nuk ishte aspak e tillë.

“Momenti i puthjes së parë është magjik si ide e standard por jo gjithnjë.  Puthja ime e parë që mund të quhet puthje sensuale, nuk ka qenë e tillë, mosha 17-18 vjeç mbase ndaj më ka lindur ideja gjuha jote si e gjarprit. Puthja është tregues kryesor i intimitetit të njeriu është sinomin i dashurisë. Dhe është bukur kur sheh puthje spektakolare si e Brezhnjevit me Honekrein.

Kur të mungon puthja, ti mund të bësh edhe seks, sepse puthja ka lidhje me frymën dhe njerëzit kur u mungon kjo gjë ikin. Është tregues i parë i kimisë që ke më tjetrin. Me shikime mund të të pëlqejë por kur nuk të pëlqen ti ikën. Prishja e marrëdhënies në shtrat ç’euilibroin gjithçka, njerëzit që i kanë këto mungesa janë njerëzit e papërmbushur, janë agresivë, jo socialë. Dashuria të mbush me adrenalinën e bukur”.

Sipas saj armiku më i madh i lirisë së individit është autocensura.

“Problemi më i madh është autoçensura. Armiku më i madh i lirisë së individsit është familja dhe njeriu përplaset me lirinë  e vet individuale dhe kufijtë që i vë familja. Njerëzit e dashur nuk ta pranojnë asnjëherë rrëfimin e sinqertë. Dëshira për rrëfim e imja është që rrallë mund të plotësohet të kehs guximin t’i rrëfehesh këtyre njerëzve”.

Poetja e mirëkupton dhe e sheh si normale gjininë dahsurinë mes të njëjtës gjini.

“Dashurinë mes gjinish e kuptoj dhe nuk më bën përshtypje fare dhe nuk i kam parë fare me syrin paragjykues, dhe në fund kam menduar u sa mirë. Në fund problemi është që të kapërcesh atë si normale”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!