Nëna e këngëtares së famshme Rita Ora, Vera, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, Vera ka postuar në Instagram një foto të veçantë, ku shfaqet së bashku më fëmijët e saj.
Ajo ka zgjedhur një fotografi të shkrepur vite më parë në malet e Rugovës, ndërsa përcjell dhe një mesazh të fortë, teksa shkruan: “Duke vazhduar në vitin 2020 me shpirt pozitiv. Ky vit nuk do të na ndërrojë fuqinë e jetës dhe pozitivitetin për njëri-tjetrin.”
Pak ditë më parë, Rita humbi një prej personave më të dashur. Këngëtarja postoi disa foto me gjyshen e saj, ku i dha lamtumirën e fundit me një mesazh shumë prekës.
“Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë!”, shkruante ndër të tjera këngëtarja.