Rita Ora reflekton në 30-vjetorin e lindjes: Nuk kam pasur jetë normale

schedule07:56 - 16 Nëntor, 2020

schedule 07:56 - 16 Nëntor, 2020

Këngëtarja njohur Rita Ora ka deklaruar se tashmë është gruaja që dëshironte të ishte, teksa përgatitet për 30-vjetorin e lindjes.

Ajo pranoi se ka mësuar shumë nga të 20-at e saj.

“Jam gruaja që dua të jem. 30-vjetori i madh! Jam më komode në lëkurën time se kurrë më parë. Nuk kam pasur jetë normale në të 20-tat e mia, por nuk do e ndryshoja për asgjë në botë.

Është diçka që e kam vënë re gjatë izolimit, nuk e kam pasur kurrë atë jetë ku ti mund të dalësh të ecësh në kopshtin tënd apo kudo tjetër dhe të mos i interesoj askujt”, tha Rita gjatë një interviste dhënë së fundmi.

Ajo ka treguar se shpesh ka pasur probleme për shkak të vëmendjes së vazhdueshme nga ana e publikut.

“Për të gjithë ata që janë në qendër të vëmendjes… nuk mund të ndjekësh një shkollë për këtë gjë. Nuk ka shkollë se si të jesh i famshëm. Mendoj se unë kam mësuar në mënyrën më të vështirë. E kalon kur e pranon dhe thua ‘Ok, kjo është jeta ime tani’”, ka thënë artistja me origjinë shqiptare. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!