Dy ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora humbi një prej personave më të dashur. Këngëtarja ka postuar së fundmi në Instagram disa foto me gjyshen e saj, e cila i jep lamtumirën e fundit me një mesazh shumë prekës.
“E dashur gjyshe, ti ishe njeriu më joshës, njeriu më punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë dilje shëtitje e veshur shkëlqyeshëm, merrje kafenë pa ndihmën e askujt!
Ajo ishte shumë e përkujdesur, shumëëëë e fortë dhe me shumë humor. O Zot sa qeshnim dhe kur i tregonte të vërtetat pa filtra. Falte dashuri dhe përkujdesej me gjithë zemrën e saj. Do më mungosh çdo ditë!
Pusho në paqe pranë gjyshit, e di që do të na mbrosh dhe udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në Parajsë! Të dua gjyshe”, shkruan Rita Ora.