Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rita Ora konfirmohet si anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”

schedule12:19 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:19 - 16 Dhjetor, 2020

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”.

Lajmi është konfirmuar sot teksa është prezantuar përbërja e panelit gjykues të “The Voice Australia”.

Artistja shqiptare do të bashkohet në një panel me të gjithë yjet australian, përfshirë Keith Urban, 53 vjeç, Jessica Mauboy, 31 vjeçe dhe mentorin e vitit të kaluar, Guy Sebastian, 39 vjeç, shkruan DailyMail.

Më herët, Rita është shfaqur në edicionet britanike të The Voice dhe X Factor.

“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një ndeshje e bërë në parajsë”, i tha ajo Perth Now-it. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!