Ristani: Personalisht nuk i preferoj listat e hapura, të largojmë të keqen nga vendi

schedule12:40 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:40 - 1 Tetor, 2020

I ftuar në studion e Abc News, në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi, anëtari i Kryesisë së PD, Arben Ristani foli për zhvillimet e fundit politike në vend.

Teksa debati është për listat e hapura, ku palët janë përplasur, Ristani u shpreh se vetë nuk do t’i preferonte, pasi procesi i numërimit dhe votimit do të vështirësohet. Megjithatë, thekson ai, edhe listat e hapura janë  proces demokratik dhe PS nuk duhet të bëhet pengesë sepse duhet të nisë përgatitja e partive politike për këtë proces të ri.

“Unë vetë nuk do ta preferoja listën e hapur se kanë një mungesë paqartësie. Por e para e punës duhen përgatitur forcat politike me listën e hapur. Procesi i votimit do të jetë i vështirë edhe i numërimit. Dardha e ka bishtin mbrapa në këtë proces. Megjithatë janë të gjitha procese demokratike. Edhe lista e hapur ka anët pozitive të veta. Pse nuk i bën? Jepu kohë forcave politike që të përshtaten me organizimin e ri”, u shpreh ai.

Më tej, Ristani thekson se kur bëhen ndryshime kushtetuese duhet të sqarohen qytetarët. Ndërsa, PS kërkon heqjen e koalicioneve, Ristani shprehet i bindur se PD do të dalë forcë e parë edhe pa koalicione.

“Kemi bërë një ndryshim kushtetues. Kushtetua nuk është as e PS dhe as e PD, është e shqiptarëve. Kur do të bësh një ndryshim minimalisht duhet të sqarosh njerëzit se pse po e bën. Ose në mënyrë që ndryshimet të jenë të gjithëpranuara. Por nuk po pyesim për popullin, të gjithë e pranojmë që Kushtetua po ndryshon për interesin e një partie politike. Që këtu nuk jemi në rregull me shqiptarët. Pala tjetër kërkon konsensus. Beteja jonë është që shqiptarë të shohin të vërtetën lakuriq. Në momentin që janë bindur për keqqeverisjen atëherë ne jemi të sigurt që po shtojnë peshat. Jemi të bindur që edhe vetëm do të dalim forcë e parë. Është më mirë të kemi aleatët.

Ka ven për të bërë më mirë dhe më shumë. Por çështja është që e gjitha është komunikim me publikun dhe komunikimi është edhe me fasha. Nga ana tjetër është fasha tjetër, janë përditë. Komunikimet e fundit të kryetarit të PD janë te ekonomia”, u shpreh Ristani.

Demokrati shton më tej se e rëndësishme është që të largohet e keqja nga ky vend, frazë me të cilën i referohet kryeministrit Rama.

“Ai e ka mundësinë që me atë parlament ta shpallë veten edhe mbret. Çështja është që të përgatitemi të gjithë dhe ta largojmë këtë të keqe. Largojmë të keqen dhe i hapim rrugën një zhvillimi më të mirë të vendit”, deklaroi Ristani. g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!