Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani deklaroi në “Log.” në ABC se qeveria ka vendosur ta vërë në zbatim nismën për shkarkimin e presidentit pikërisht në këtë periudhë kohore për të zhvendosur vëmendjen nga situata në PD dhe zgjedhjet e 25 Prillit.
“Rama nuk do që njerëzit të merren me zhvillimet e brendshme të PD dhe Lulzim Bashën. Mbyll diskutimet edhe për zgjedhjet. Në rast se e realizon merr dhe të fundit institucion që nuk e zotëron Rama për të vazhduar deri në fund vendosjen e autokracisë.
Në thelb për mua do ta gjykojë gjykata Kushtetuese nëse deklarimet e presidentit të republikës hyjnë te shkeljet e rënda apo nuk hyjnë”, deklaroi Arben Ristani.
Nga ana tjetër, një qëllim i kësaj nisme në këtë kohë, sipas analistit Mentor Nazarko është fakti se në Kuvend janë ende deputetët e opozitës parlamentare të cilët në sesionin e shkuar jo pak herë i kanë bashkuar votat me PS për të votuar disa ndryshime ligjore./mv.abcnews.al